Një 35-vjeçar, subjekt i Operacionit Forca e Ligjit është arrestuar mëngjesin e kësaj të diele në Korçë. Policia e këtij qyteti njofton se hetimet kundër Z.Q. 35 vjeç, kishin disa muaj që ishin nisur në kuadër të operacionit “Përsëritësi” dhe sot u bë i mundur arrestimi i tij si dhe procedimi për 7 persona të tjerë.

Z. Q., akuzohet se është është poseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili nëpërmjet 7 qytetarëve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon.

“Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra  kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor”, njoftojnë autoritetet.

Z.Q. rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.