Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mizë të Divjakës.

Mësohet se një 25-vjeçare ka shkelur urdhrin e qeverisë duke dalë me makinë pa autorizim.

Sakaq, bëhet me dije se shtetasja Paola Daka teksa po drejtonte automjetin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kamion të parkuar në rrugë që ishte ngarkuar me produkte ushqimore.

Si pasojë, 25-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe po mbahet në vëzhgimin intensiv nga mjekët.