Shkelën masat drastike, gjobë 10 mijë lekë 71 qytetarëve, 34 shoferëve iu hiqet patenta

28/03/2020 - 14:23

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 71 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 24 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo të Himarës.

Vjedhja e 84 mijë eurove me karta të klonuara duke përdorur adresën dhe paisjen POS të instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xh

Claudia Marioli, 19 vjeç nga Esine, dhe Giulia Vangelisti, e cila edhe një muaj do të mbushte 21 vjeçe, humbën jetën në një aksident trag

Policia e Vlorës ka arrestuar një 67-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Një 56-vjeçar nga Tropoja është aksidentuar rëndë teksa ishte duke punuar për pastrimin e një kanali vaditës, kur një gur i shkëputur nga

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pas vdekjes tragjike të një 17-vjeçari në zonën e Ujit të Ftohtë.

Bujar Lika, 37 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Hasani është cilësuar nga policia si shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Laç, ku humbi

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë pa abuzimit të një vajze 15 vjeçare në Tiranë.