Shkelën rregullat e qëndrimit në BE, riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë

10/09/2019 - 14:37

Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar ditën e sotme në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Mesditën e sotme nëpërmjet dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe një herë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ku janë përfshirë disa makina është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. 

Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë. Në aksident u përfshinë një automjet tip “Peugeo

Policia e Shtetit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave në Vorë.

Policia e Durrësit njofton se ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin brengdetar.

Ndalohet nga policia e Sarandës një person i shpallur në kërkim me inicialet A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ndaluar një tjetër person të shpallur në kërkim.

Një fëmijë shqiptar 2 muajsh, ka humbur jetën në Pisa të Italisë pas një aksidenti me makinë.

Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë.

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg përjetë pasi aksidentoi për vdekje një grua në Zvicër teksa bënte gara me makinë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e një aksidenti rrugor.