Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” me vendin e njohur si “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Mësohet se një shkëndijë elektrike në sobë, e cila ndodhej në kuzhinë ka bërë që të shpërthejë zjarri që ka djegur të gjitha orenditë e banesës së shtetasit Tomorr Sila.

Edhe pse flakët janë vendosur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, dëmet kanë qenë të paevitueshme. Uniformat blu kanë ndodhen në vendngjarje.