Një 56-vjeçar nga Tropoja është aksidentuar rëndë teksa ishte duke punuar për pastrimin e një kanali vaditës, kur një gur i shkëputur nga shkëmbi.

Sipas Policisë, shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

56-vjeçari pasi ndihmës së parë mjekësore është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.