Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga tragjedia që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Berat.

Sipas informacioneve të para mësohet se tre pjesëtarë të së njëjtës familje nga fshati Dushnik, kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në një pus pranë shtëpisë.

Fillimisht në pus është futur 75-vjeçari Kamber Hoxha, për ta pastruar dhe më pas kanë qenë djali dhe nipi Gentian dhe Naim Hoxha, që kanë tentuar ta nxjerrin nga pusi pasi është bllokuar, por fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen të tre.

Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë:

“Babai ka hyrë i pari 75 vjeç dhe pastaj kanë hyrë djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni. Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete. Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.