Një person i maskuar ka tentuar të grabisë një të nivelit të dytë në qytetin e Lushnjës, por nuk ia ka dalë.

Në momentin kur ai iu drejtua bankës, ajo ishte e mbyllur, dhe ky fakt me sa duket e ka mërzitur lushnjarin.

Duke qenë se nuk mundi të kryejë grabitjen për të cilën ishte nisur, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të tij, duke e arrestuar disa minuta më pas.