Një 53-vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi është rrëzuar te vaskat e peshkut në vendin e quajtur “Shën Vasil” në Vlorë.

Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se ai ka qenë te vaskat e peshkut dhe dyshohet të ketë rënë e më pas ka gjetur vdekjen, por trupi i tij s’është gjetur ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur “Shën Vasil”, te vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.