Një automjet është djegur sot në afërsi të mbikalimit të Sukthit në rrugën dytësore Maminas – Shijak.

“DurrësLajm” mëson se mjeti me targa AA 728 OI është shkrumbuar plotësisht siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa rrethanat në të cilat ka rënë zjarri janë ende të paqarta.

Grupi hetimor po punon për zbadhjen e shkaqeve.