Një automjet taksi ka marrë flakë në ecje te zona e Currilave, duke u shkrumbuar e gjitha.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të së dielës, dhe fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë nuk dihet ende nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik, apo është zjarrvënie e qëllimshme.

Fotoja u publikua nga “Shqiptarja.com”.