Digjet makina tip "Range Rover" e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se si si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip "Ford", parkuar në afërsi.

“Drejtuesi i mjetit "Range Rover", shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip "Ford" është në pronësi të shtetasit B.A”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në orën 04:26 pranë zyrave të punës.

Informacioni paraprak:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip "Range Rover" në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip "Ford", parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit "Range Rover", shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip "Ford" është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.