Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Corrushit", ndërsa të plagosur kanë mbetur : A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të automjetit tip "BMV" që drejtohej nga B.M 39 vjeç banues në Pukë. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.