Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Durrës.

Ngjarja është regjistruar pranë Velierës, ku një automjet tip “Audi A4” është përplasur me bordurën e betonit.

Nga burimet zyrtare, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është aksidentuar me bordurën duke i shkaktuar lëndime, por jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket dhe nga pamjet që “DurrësLajm” publikon, makina ka pësuar dëme në pjesën e përparme ndërsa është transportuar me karrotrec. Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.