Aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot paradite rreth orës 09:55 në Fushë Krujë.

Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen  N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ai po lëvizte me biçikletë, e si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit informon se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme