Shpallet në kërkim autori i vrasjes së Nard Polisë, prangosen 3 bashkëpunëtorët

25/03/2019 - 13:56

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre bashkëpunëtorë të autorit, të cilët dyshohen si të përfshire në vrasjen e Nard Polisë disa ditë më parë në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019. Finalizohet operacioni “Step By Step”. Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P.

Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019. Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve: – G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër. – K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. – A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje. Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.