Shpërndanin heroinë, arrestohen dy vëllezërit

11/12/2019 - 11:52

Shpërndanin në doza të vogla droga të forta, policia e Elbasanit arreston dy vëllezërit.

Sekuestrohen lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, 4 aparat celular dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi "Gensher", Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një nga rrugët kryesore të qytetit, në bu

Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik tek Rruga e Kombit.

Numri i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, pasditen e sotme ka shkuar në dy.

39-vjeçari Erjon Kashari, i cili në vitin 2014 kishte kryer një aksident me vdekje në Kanada, u ekstradua të martën nga policia shqiptare

Një i ri është arrestuar në flagrancë në fshatin Ballaj të Rrogozhinës.

Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas sh

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e komisionerëve Ramiz Tuda dhe Bujar Sula për ndryshim mase.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit.

Një aksident ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Tiranë.