Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Ata janë kapur në një qendër tregtare në San Martino Siccomario. Sipas medieve italiane, të arrestuarit janë O.D., 26 vjeç, i cili sapo ishte kthyer nga Shqipëria, dhe F.D., 29 vjeç, i cili, sipas raportimeve, ishte me aftësi ndryshe.

Sipas policisë, dy vëllezërit kishin filluar biznesin e paligjshëm edhe me ndihmën e kushëririt të tyre E.X, ky i fundit i dënuar më 10 janar për kokainë. Pas kontrolleve, dy shqiptarëve iu gjetën dhe u sekuestruan 3.990 euro, paratë që besohet të jenë rezultat i tregtisë së paligjshme të kokainës.