Një bandë që shpërndante kokainë në ishullin e VIP-ave në Greqi, Mykonos, është shkatërruar nga policia. Kjo bandë ishte e përbërë nga të rinj shqiptarë dhe sllovenë të cilët bënin transportimin e kokainës dhe drogërave të tjera në ishullin e Mykonos.

Sipas policisë greke, në pranga ka rënë fillimisht një shqiptar i moshës 22 vjeç, i cili kishte një banesë me qira në Mykonos ku mblidhte edhe drogën nga pjestarët e tjerë të grupit. Polica ka rënë në gjurmët e grupit në bazë të informacioneve dhe me ndihmën e një qeni nuhatës të trajnuar për gjetjen e lëndëve narkotike.

Në portin e Mykonos qeni i gjeti shqiptarit 22-vjeçar një valixhe të mbushur me dy pako njëra me 57.13 gramë kokainë dhe tjetra 67.41 gramë.

22-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako të tjera me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gramë, si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gramë, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gramë, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.

Policia njofton se drogën shqiptarët do të shpërndanin në klubet e natës të ishullit grek. Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e drogës, gjithashtu u sekuestruan 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.