Shpërndante drogë në lokalet e natës në Durrës, arrestohet autori, e pëson edhe pronari

12/10/2019 - 11:17

Policia e Durrësit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava.

Në pranga ka rënë një shtetas, i cili dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës si dhe është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike,  mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale " Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 34-vjeçar në Vlorë është gjetur i pajetë i shtrirë në mes të rrugës.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Autoritetet greke kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi ka hyrë në banesën e një të moshuari duke i vjedhur sende me vlerë.

Një ngjarje e paprecedentë mësohet se ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë.

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin e Pogradecit

Një 40-vjeçar i kërkuar për "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje", është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.

Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga ve

Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.