Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin "Djemtë e Jashtëm" me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës në shkolla. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar shqiptar, ndërsa një tjetër shqiptar dhe maroken u paditën.

Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazë si edhe 3,000 euro në para të gatshme, smartphones dhe shkallë elektronike.

Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve, duke përfshirë shumë studentë.

Drogë në disko – Një i ri, i cili kishte ardhur në Napoli me rastin e një ngjarjeje muzikore në një klubi nate, kishte marrë me vete 37 pilula Mdma (e ashtuquajtur "droga e Hitlerit"), ekstazi dhe ketamini, për t’ua shpërndarë anëtarëve të klubit.

Policia arriti të konfiskonte drogën dhe bëri të mundur arrestimin e 20 vjeçarit.