Burrë e grua kanë mbetur të plagosur lehtë në Tiranë pasi në banesën e tyre shpërthu bombola e gazit.

“Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.