Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në fshatin Libofshë të Fierit, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku kanë pësuar dëmtime të lehta personi me inicialet M.Z dhe nëna e tij.

Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.

Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.

Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.