Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës. Policia bën me dije se ka mbetur e lënduar shtetasja A.B.,  e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht bombola e gazit, të cilën e përdornin për gatim. Për pasojë është lënduar bashkëshortja, shtetasja A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.