Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një byrektore në Yzberisht.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.