Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në Lushnje.

Mësohet se bashkëshortët, Iljaz dhe Esma Kolku po përdornin bombolën për të gatuar, para se të shpërthente.

Çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.