Një makinë ka shpërthyer te zona e Kopshtit Botanik në Tiranë. Makina ka marrë flakë gjatë ecjes duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Dyshohet se automjetit mund t’i jetë vendosur tritol. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë edhe një makinë e dytë e parkuar aty pranë. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.