Pesë minatorë kanë mbetur të plagosur në minierën e Shëngjunit në Klos. Burime zyrtare të policisë thonë se punonjësit kanë rënë në kontakt me një minë, që ka shpërthyer. Tre prej punëtorëve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës.

Informacioni paraprak i policisë së Dibrës:

Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në  galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:

Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës në tranverbangun e minierës gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Të dëmtuarit janë :

Q.L, 49 vjeç

SH.L, 32 vjeç,

R.S,  57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,

B.H, 28  vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.