Shpërthen në flakë automjeti tip Benz, policia jep detaje

Postuar: 13/02/2018 - 17:04

   Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit. Automjeti tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit Tomorri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet.

Policia e Beratit informon se në orën 13:30 është njoftuar nga një telefonatë, se në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri një automjet ka marrë flakë.

Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia e Fierit ka shkatërruar dy grupe të cilët kryenin grabitje në disa zona të Fierit, ndërsa ka vënë në pranga 3 shtetas dhe po n

   Ndalohet autori i cili para dy ditësh tentoi të vrasë me thikë një shtetas.

   Dhuna në familje ka regjistruar dy raste të tjera në Durrës.

Një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë disa makina ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin.

Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që transportonte dhe magazinonte drogë, me qëllim trafikimin në tregun vendas.

Olcion Muça, ushtari që tentoi të grabiste një bankë në qendër të Lushnjës u la në burg pa afat nga gjykata.

Emisioni “Të Paekspozuarit”, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22 vjeçari, në datë 31 korrik 201

Një mjeke e urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykatë, pasi është cilësuar fajtore për mjekim

Kur kanë kaluar disa ditë nga publikimi i audio-përgjimit, materiali është dërguar me letërporosi në shtetin italian.