Një depo nafte ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes në “Qafën e Kashit”, në Ballsh, ku për pasojë është plagosur një punonjës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.

“Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes