Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Kavajës.

Gjatë ditës së sotme, mjeti ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet.