Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashivicë në Vlorë. Dosja.al mëson se bombola ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë në banesën e shtetasit R.H.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por banesa ka patur dëme të konsiderueshme materiale.  Grupi hetimor dhe zjarrfikësja po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 17.07.2019, rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz. Ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.  Vijojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.