Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 01:05 të natës në një biznes në Krujë, në fshatin Zezë të Niklës.

Sipas të dhënave të para të policisë së Durrësit, shpërthimi ka ndodhur në dyqanin ushqimor në pronësi të Gëzim Metës, 57 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia thotë që i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive.

Grupi hetimor po punon për identifikimin  e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.