Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në katin e 13-të një pallati te Rruga e Burgut, në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet të ketë qenë një bombulë gazi ajo që ka shpërthyer, ndërsa banorët e pallatit ku është dëgjuar zhurma e fuqishme kanë dalë të alarmuar.

Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur policia dhe autoambulanca.