Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën "Ramazan Bogdani" në Tiranë.

Nga burimet zyrtare mësohet se rreth orës 07:45 në automjetin në pronësi të shtetasit A. B., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.