Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një dyqan gjatë natës në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:00, ku lënda plasëse është vendosur në bazamentin e murit të dyqanit të shtetasit E.Xh. 36 vjeç.

Policia bën me dije se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërsa grupi hetimor por punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.