Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer pak para mesnate në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugë “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit në pronësi të M.H.

Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm  dëme materiale”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje. Policia po punon për zbardhjen e saj si dhe për identifikimin e kapjen e autorit.