Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Kamëz.

Nga burimet zyrtare mësohet se në momentin e shpërthimit nuk ka patur njeri në banesë dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve të mundshme familjare që shtetasi Gjergj Kola ka patur. 

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.