Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të kësaj të shtune në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës”, mes një hoteli dhe një lokali përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se bëhet fjalë për lokalin “Friends”, në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita, i cili ka qenë i mbyllur. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.