Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në oborrin e një banese në Durrës.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.