Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve nga shpërthimi në transformatorin e tensionit të lartë në kilometrin e dytë të Autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se shtetasi Gjergji Sula nuk ka mundur që t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë që dy punonjësit e tjerë janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Më herët OSHEE bëri me dije se për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  COCA COLËS në autostradë, dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.