Të tjera detaje të frikshme mësohen në lidhje me shpërthimin në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dyshohet se 34-vjeçari Gentian Hoxha, i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar mina me telekomandë brenda në celular.

Policia shton se një incident në montim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.