Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës (17 shkurt), kur refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.

Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve.