Të burgosurit shqiptarë dhe ata rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në burgun e Sollicciano të Firences në Itali.

Mediat italiane raportojnë se u desh ndërhyrja e gardianëve për të ndarë sherrin e madh mes dy grupeve. Administrata e burgut ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj të burgosurve të përfshirë në këto trazira.

Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen, ndërsa nuk ka raportime nëse ka ndonjë të plagosur nga radhët e të burgosurve apo të gardianëve.