Një i burgosur shqiptar është masakruar në një burg grek nga bashkatdhetarë të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun Domokou të mërkurën në mëngjes, ku 30-vjeçari shqiptar është qëlluar me objekte metalike dhe shkopinj.

Viktima pësoi një frakturë të rëndë të mollëzës dhe fillimisht u transportua në spitalin e Lamias dhe prej andej u mjekua në spitalin Evangelismos, ku po trajtohet jashtë rrezikut.

Një hetim paraprak ka nisur për incidentin, ndërsa kontrolli i planifikuar disiplinor është në proces.