Shqiptarët rrjepin tre kompani gjermane, në një ditë vjedhin mbi 21 mijë €

17/07/2019 - 11:42

Përdorimi i gati 19 numrave telefonikë shqiptarë, me anën e të cilave janë kryer 1699 thirrje në drejtim të Gjermanisë, ka sjellë vjedhjen e një vlere financiare prej 21 mijë e 192 euro nga disa operatorë shqiptarë që punojnë në një kompani private telekomunikacioni në Shqipëri. Prej muajit qershor prokuroria e e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast të mashtrimit kompjuterik, me qëllim identifikimin e personave që kanë kryer këtë vjedhje.

Çështja ka marë indicie në Gjermani, pasi ka qenë prokuroria e Bamberg, ajo që ka zbuluar rastin e vjedhjes së eurove nëpërmjet një skeme tepër të sofistikuar në internet. Nisur nga kjo situatë prokurorët gjermanë kanë kërkuar ndihmën e prokurorëve të Tiranës, pasi kanë konstatuar se personat që kanë arritur të vidhnin kompanitë gjermane, ushtronin detyrën e tyre pranë një kompanie telekomunikacioni në Shqipëri.

Sipas dosjes hetimore, që ka mbëritur nga Gjermania në prokurorinë e kryeqytetit, autoritetet gjermane janë duke proceduar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik",për shkak se persona të panjohur kanë arritur nëpërmjet mjeteve elektronike, qasje në sistemin telefonik të kompanive të dëmtuarve, “HäuBler&Partner”, kompani konsulente tatimore, Helmut Ëahn-Steuerberater si dhe të dëmtuarit “Gevas Softëare GmbH”.

Nga të dhënat hetimore rezulton se brenda një dite 21 tetor 2018, janë kryer 1699 thirrje të cilat janë iniciuar dhe mbyllur nga autor të panjohur të përcjella në numra të ndryshëm të një operatori telefonik shqiptar, duke rezultuar në faturat e telefonit të personave të dëmtuar një vlerë prej 21.192,90 Euro.

/Shqiptarja.com 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Olsian Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë e Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Një person ka tentuar t'i japë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.

Pas disa muajsh në arrati është dorëzuar sot njeri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj.

Një makinë është përfshirë nga flakët në Shijak.

Nga incidenti për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Të dielën e 8 dhjetorit të këtij viti, Shkodran Bytyqi, doli nga shtëpia e tij në Ferizaj për ta kryer një punë.

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plago

Një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë.