Një punëtor shqiptar ka alarmuar policinë në Ostuni të Brindisit, pasi kishte harruar çantën në stacionin hekurudhor.

41-vjeçari shqiptar, punëtor bujqësie, kishte harruar çantën çka ka alarmuar të pranishmit, të cilët kanë vënë alarmin, duke sjellë aty policinë.

Menjëherë është evakuuar zona, duke larguar të pranishmit dhe është ndaluar edhe lëvizja e trenave, duke vënë në punë edhe njësinë antibombë.

Gjithaçka ka zgjatur rreth 40 minuta, deri kur në polici është paraqitur shqiptari. Ai ka treguar se në mënyrë të pavullnetshme kishte harruar çantën e tij, pasi ishte futur në një bar.