Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, sapo ka zbritur në aeroportin e Torinos.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nën vëzhgimin e policisë së Astit pasi dyshohet se ishte pjesë e një bande që trafikonin dhjetëra femra, duke i prostituuar në Itali.

Sipas mediave italiane, femrat dyshohet se ishin me origjinë shqiptare dhe pasi dërgoheshin në Itali, banda e trafikantëve shqiptarë i nxirrnin në rrugët e Torinos.

Hetimet për këtë bandë kishin nisur prej vitit 2016, nën një operacion të koduar “Gjenerata e re”, ku rezultoi se ishin 11 shqiptarë, të cilët ushtronin veprimtari kriminale.

Kërkimet vazhdojnë ende për tre shqiptarë të tjerë, të cilët mundën t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë në korrik të 2018-s.