Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi dyshohet se udhëtonte me mjet identiteti grek të falsifikuara.

Shtetasi Gj.M., banues në Ankona të Italisë, u arrestua në Vlorë teksa po tentonte të shkonte në Itali.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare ka bërë të mundur kapjen e më pas arrestimin e shtetasit Gj. M., 31 vjeç, banues në Ankona, Itali.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë Pikën e Kalimit Kufitarë të Portit Vlorë në drejtim të shtetit italian, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”