Një shqiptar, një algjerian dhe një grek që ishin arrestuar në Greqi, arritën të dilnin nga makina e policisë dhe të largoheshin me vrap.

Në momentin që makina ndaloi në semafor në një kryqëzim të Athinës, tre të arrestuarit dolën nga automjeti dhe u larguan, megjithatë shqiptari dhe algjeriani u arrestuan sërish, ndërsa në kërkim mbetet vetëm shtetasi grek.

Shtypi grek raporton se të arrestuarit kishin dalë ditën e djeshme para prokurorit dhe më pas po dërgoheshin sërish në qelinë e paraburgimit kur u arratisën.